"AC Software & Hardware" është një kompani programimi softuerësh dhe zhvillimi harduerësh me degë në Gjermani, Shqipëri dhe Kosovë por pa kufizime kufijsh në ushtrimin e aktivitetit të saj.
Misioni jonë është të krijojmë projekte unike digjitalizimi të cilat ngrejnë bizneset e klientëve tanë në një nivel të ri operimi duke përshpejtuar proceset, krijuar informacione të reja për vendimmarrje dhe duke hapur tregje të reja për bizneset e tyre.
Aftësia jonë për të ndërtuar marrëdhënie me klientët mbi bazën e respektit, besimit dhe sigurisë dhe dëshira për të realizuar projekte që tejkalojnë pritshmëritë na motivon në punë tonë të përditshme dhe në zhvillimin e projekteve të suksesshme.
Me më shumë se 10 vjet eksperience, ne ushtrojmë biznesin tonë në 3 sektorë:
Me aftësinë për të realizuar projekte me standartet e kohës sipas specifikave më të ndryshme ne shoqërojmë dhe konsultojmë klientët tanë në të gjitha fazat e zhivillimit të projektit duke i ndihmuar ata të arrijnë vizionin e tyre në mënyrën më të mire të mundshme.