My Hair Fashion

Aplikacioni "My Hair Fashion"

Aplikacioni "My Hair Fashion" është aplikacion që i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të çdo biznesi që merret me kozmetikë apo parukeri. Aplikacioni mundëson menaxhimin e gjithë të dhënave të biznesit dhe ofron një pasqyrë ekonomike të gjithë lëvizjeve monetare si p.sh. shitje, blerje, paga, shpenzime etj.

Për tju ardhur në ndihmë si dhe përshtatur nevojave të bizneseve të ndryshme, funksionalitetet që ky sistem ju ofron mund të aktivizohen ose çaktivizohen sipas dëshirës.

Funksionalitetet

  • Mundësia e rezervimeve
  • Menaxhimi i shërbimeve që ofron biznesi (grupim/krijim/fshirje/renditje)
  • Historiku i shërbimeve të kryera në një hapësirë kohore të caktuar
  • Menaxhimi i artikujve që tregtohen
  • Historiku i hyrje/daljeve
  • Menaxhimi i punonjësve
  • Pasqyra ekonomike e punonjësve
  • Historiku i punonjësve
  • Menaxhimi i klientëve
  • Pasqyra ekonomike e klientëve
  • Historiku i klientëve
  • Krahasimi ekonomik i periudhave të ndryshme kohore
  • Pasqyra ekonomike e xhiros ditore/mujore/vjetore
  • Statistika të ndryshme për mbarëvajtjen e biznesit
  • Sigurimi i të dhënave përmes Backup-eve (në kompjuter si dhe në e-Mail)
  • Menaxhimi i shpenzimeve
  • Pasqyra ekonomike e shpenzimeve
  • Historiku i shpenzimeve
  • Vendosja e alarmit për tu rikujtuar për detyra të ndryshme